Sam Smith mund të flasë përsëri

05/06/2015 00:00

Sam Smith ka treguar se ditët e tij të heshtjes kanë marrë fund. Këngëtari i hitit “Stay With Me” tashmë mund të flasë dhe të këndojë përsëri, pas urdhrit të doktorëve se nuk duhet të fliste për tri javë rresht.

Sam iu desh të ndërpriste turneun e tij në Australi, pasi iu dëmtuan kordat e zërit gjatë një koncerti, ku nisën t’i gjakoseshin.

Sam ka festuar 23-vjetorin e lindjes në heshtje dhe ka pranuar çmimin e “Billboard Music Awards” me pankarta, por tani ai është në gjendje t’i rikthehet turneut të tij australian të lënë në mes.

“Mund të flas përsëri”, ka shkruar këngëtari në një postim në llogarinë e tij në “Instagram” dhe sigurisht nuk ka harruar pa falenderuar doktorin dhe skuadrën e tij për punën e kryer.

Top Channel