Zidane, tifoz i Juventusit në finalen e Champions

05/06/2015 00:00

Pozicioni aktual te Reali i Madridit e bën atë të jetë kundër Barcelonës në finalen e madhe të Berlinit, por nuk është kjo arsyeja kryesore. Zinedine Zidane është një ndër tifozët më të mëdhenj të Juventusit.

Barcelona dhe Juventusi do të luajnë mbrëmjen e së shtunës ndeshjen finale të Champions League për këtë sezon dhe francezi, aktualisht trajner i të rinjve të Realit, shpreson në një fitore të italianëve.

Për “RMC Sport”, Zidane ka thënë: “Në një ndeshje të vetme gjithçka mund të ndodhë, sidomos kur është fjala për ekipet italiane. Futbolli italian nuk është aq kreativ sa ai spanjoll, por ata janë gjithmonë atje duke pritur rastin e tyre. Kam kaluar 5 vite në Torino dhe unë shpresoj që ata të fitojnë në finale, sepse e meritojnë”.

Gjithashtu ai foli edhe për talentin francez të Juventusit, Paul Pogban. “Paul është lojtar që i pëlqen të gjithëve dhe do të dëshiroja ta shikoja atë tek Real Madridi, pasi ai është lojtar me potencial të pabesueshëm”, shtoi Zidane.

Top Channel