Zgjidhet problemi i parkimit (video)

05/06/2015 00:00

Pavarësisht avancimit me ritme të shpejta të teknologjisë, deri tani nuk i ishte dhënë zgjidhje një prej problemeve më madhore për drejtuesit e automjeteve, parkimit.

Gjetja e një vendparkimi, sidomos në qytetet e mëdha, është tejet e vështirë, por duket se këtij problemi po i vjen fundi.

Në vetëm 5 ditë, kompania teknologjike “TIME Labs”, në Arabinë Saudite, ka arritur të instalojë sistemin e parë inteligjent të parkimit.

Në këtë sistem, ata kanë arritur të parkojnë 16 makina në një vend që ka hapësirë vetëm për dy të tilla.

Tashmë na mbetet të presim për të parë se sa funksionale do të jetë kjo shpikje dhe a do të përhapet gjerësisht.

Top Channel