Finalet e NBA, Warriors marrin kryesimin e serisë

05/06/2015 00:00

Ndeshja e parë e serisë së Finaleve të NBA u fitua nga Golden State Warriors, pavarësisht se LeBron James shënoi 44 pikë për Cleveland Cavaliers, duke fituar duelin e tij personal me Stephen Curry, i cili shënoi 26 pikë.

Rezultati i takimit: 108-100, pas kohës shtesë. Në këtë mënyrë, Golden State Warriors merr kryesimin e Finaleve, të cilat i fiton ajo skuadër që arrin të triumfojë në 4 ndeshje.

Ndeshja e dytë e Finaleve do të luhet të dielën.

Top Channel