Lushnjë, Petrit Vasili: Votoni Tushen që të ecim përpara

05/06/2015 00:00

Nga prezantimi i kandidatëve për Këshillin Bashkiak në Lushnjë, Petrit Vasili ka kërkuar mbështetjen e të gjithë anëtarëve të LSI-së për zgjedhjet e 21 Qershorit për kandidatin Fatos Tushe.

Në takimin ku merrnin pjesë deputetët Robert Bitri, Arben Çuko, Eglantina Gjermeni dhe nënprefekti Ilir Dervishi, kandidatët për këshilltarë në Këshillin Bashkiak në Lushnjë shprehën vendosmërinë për të fituar këto zgjedhje.

“21 Qershorin e kemi të fituar dhe jemi këtu për t’u dhënë rrugë projekteve që Fatos Tushe shpalosi. Fatosi është njeriu me përvojën e duhur dhe ne nuk kemi çfarë t’i mësojmë, por jemi të gatshëm të hartojmë programe si të ecim përpara. Ne jemi ndryshe nga rivalët tanë, pasi nga ata dëgjojmë vetëm lajthitje elektorale”, u shpreh Vasili.

Top Channel