“Mysafiri” arreston dy persona për kanosje, tentuan të zhvasnin 4 mijë euro

05/06/2015 00:00

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për kanosje, të cilët tentuan të zhvasin një shumë të konsiderueshme parash. Në përfundim të operacionit “Mysafiri” u prangosën Amarlindo Ceka, 22 vjeç nga Mati, dhe Orland Ferti, 25 vjeç nga Elbasani.

Dy të rinjtë, në bashkëpunim me 50-vjeçarin, F. M., të shpallur në kërkim nga policia, kanë tentuar t’i marrin nëpërmjet kanosjes një personi shumën prej 4 mijë euro.

Sipas policisë, G. Q., 40 vjeç, nga Elbasani është kanosur dy herë nga të arrestuarit, saktësisht më 16 dhe 19 prill të këtij viti.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 celularë dhe një automjet tip “Ford”.

Aktualisht, ndaj tyre rëndon akuza e shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, por të njëjtat burime shtuan se po kryhen hetime edhe për aktivitete të tjera kriminale, ku dyshohet të jenë të përfshirë dy të arrestuarit dhe personi i shpallur në kërkim.

Top Channel