I bllokon dritaren e shtëpisë fqinjes, 50-vjeçari arrestohet për ndërtim pa leje

05/06/2015 00:00

Një i arrestuar dhe pesë persona, që do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për ndërtime të paligjshme në Qarkun e Durrësit, është bilanci i aksioneve të policisë pas denoncimeve nga qytetarët.

53-vjeçarja M. K., sipas burimeve zyrtare të policisë, ka kallëzuar fqinjin e saj B. V., pasi pretendon se ky i fundit ka bërë ndërtim pa leje, duke dëmtuar murin dhe bllokuar dritaren e shtëpisë së saj.

Pas verifikimeve, policia ka arrestuar 50-vjeçarin nën akuzën e ndërtimit pa leje.

Ndërkaq, për të njëjtën akuzë do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë pesë persona të tjerë, 4 nga Durrësi dhe një nga Shijaku. Ata janë kapur nga shërbimet e policisë, teksa po ndërtonin pa leje.

Top Channel