Donald Lu: Mos votoni të inkriminuarit dhe mos shisni votën

05/06/2015 00:00

Ambasadori amerikan, Donald Lu, pjesëmarrës në një takim të zhvilluar  në Shkodër, mes dy kandidatëve për Bashkinë e Shkodrës,  Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi, dha disa këshilla për votuesit shqiptarë.

Kryediplomati amerikan kërkoi nga votuesit që të shohin me kujdes rekordet  e kandidateve , në mënyrë që ata me të shkuar kriminale  të mos kenë  të ardhme politike në Shqipëri, por as të mos e shitet vota dhe  të mos qëndrohet në shtëpi ditën e votimit ”.

“Shkodrës i ka dalë emri për burra të fortë. Tani Shkodra do ketë emër edhe për gra të forta, me kryetaren e saj të parë femër. Ky është një rast historik për shkodranët dhe të gjithë shqiptarët. Jam i kënaqur që ndodhem këtu në forumin për çështjet e grave dhe fëmijëve. Shqiptarët duan diskutim të tematikave serioze. Dëshiroj të ndaj me ju disa ide sesi qytetarët mund të kontribuojnë për zgjedhje më të mira dhe demokraci më të fortë. Votuesit dhe shoqëria civile duhet të shohin me kujdes rekordet e atyre që janë kandidatë në zgjedhje. Shqiptarët  kanë të drejtën që të këmbëngulin që zyrtarët e zgjedhur prej tyre, të mbajnë standarde të larta etike. Votuesit duhet të kërkojnë që ata me të shkuar kriminale të mos kenë të ardhme në politikë. Besoj se Shqipëria do të përfitojë të ketë sa më shumë gra në politikë. Jam i kënaqur që Shkodra po udhëheqë Shqipërinë në këtë drejtim. Mos e shisni votën tuaj! Mos dëgjoni retorikën e panevojshme politike! Mos qëndroni në shtëpi ditën e votimit!”- ishin këshillat e Donald Lu.

Ky takim i organizuar nga shoqata  e shoqëris civile “YMCA” dhe ambasada amerikane kishte përgatitur dhe një bllok pyetjesh të mbyllura në zarf dhe një kohë të limituar prej 3 minutash për përgjigje  për dy kandidatet kryesisht për atë se çfarë do bëjnë këto kandidate  për gratë dhe  fëmijët në programet e tyre në lidhje me parashikmet në buxhet  për  këto shtresa, punësimin e tyre, ndihmën ekonomike, puna që do bëhet me familjet rome dhe për problemin e gjakmarrjes.

Në fjalën e saj kandidatja Voltana Ademi u shpreh se me të ardhurat e bashkisë, me donacionet me një politikë zhvillimi dhe me lehtësitë fiskale, program i së djathtës ofron një mundësi konkrete për përmirësimin e kopshteve, çerdheve dhe punësimin e grave.

Gjithashtu Ademi në  fund të takim ngriti shqetësimin që sipas saj në Shkodër PS dhe LSI po blejnë vota, po manipulojnë karta  identiteti , po ndërhyhet në sistemin TIMS  dhe  po bëjnë presion për  largimin njerëzve nga puna në këmbim të votës.

Ndërsa kandidatja e së majtës,  Keti Bazhdari u shpreh se pavarësisht se e djathta po mundohet të kopjojë programin,  e majta ka një  program që i përfshin të gjithë , konkret,   zhvillimi  e integrimi për fëmijët, gratë dhe gjithë Shkodrën duke nisur me ndërtim kopshtesh, çerdhe, qendra shëndetësore  me punësim të rreth  2000 mijë grave në biznesin e artizanatit,  në  taksën zero për dy vite për  bizneset e të rinjve, afrimin e hapësirave nga bashkia për biznes, ngritjen e një strukture të posaçme në ndihmë n sociale të fëmijëve dhe grave, hartizimi i nevojave  për ndërhyrje  dhe brenda dy viteve asnjë fëmijë nuk do qëndrojë i ngujuar nga gjakmarrja.

Top Channel