Pussycat Dolls, drejt ribashkimit

05/06/2015 00:00

Pussycat Dolls mund të ribashkohen një ditë. Vajzat e pop-grupit më të famshëm amerikan, që arritën të shesin rreth 55 milionë kopje albumesh në gjithë botën, mund të bëhen bashkë sërish.

Carmit Bachar ka deklaruar se ribashkimi është diskutuar dhe ka qenë alternativë, por të bësh gjashtë vajza në një mendje është e vështirë.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Sinqerisht mendoj se një ditë ribashkimi mund të ndodhë. Kemi folur për këtë gjë edhe më parë, erdhëm në një pikë kur u duk sikur diçka do të ndodhte në këtë drejtim, por nuk funksionoi plotësisht në atë kohë”, ka thënë Bachar.

Carmit ka hedhur poshtë fjalët se ka pasur konflikte me ndonjërën prej pjesëtareve të grupit, përfshirë edhe Nicole Scherzinger. Gjithashtu, ajo është shprehur se grupet e kanë të vështirë të funksionojnë për shumë kohë.

“Është pyetje e vjetër kjo, nëse grupet e femrave apo meshkujve mund të funksionojnë për shumë kohë? Jo, nuk munden. Sepse është sikurse të jesh në një marrëdhënie… njerëzit rriten, ndryshojnë dhe pastaj fillojnë të ndjehen të lodhur nga njëri-tjetri”, ka thënë ajo.

Top Channel