Ambrosio, në plazhin e Copacabanas

05/06/2015 00:00

Alessandra Ambrosio ka ndarë pak kohë për të marrë rreze dielli. 34-vjeçarja ka kaluar kohë në plazhin e famshëm të Copacabanas, ndërsa ka shfrytëzuar për të bërë edhe disa foto me celularin e saj.

Engjëlli i “Victoria Secret” ishte veshur me bikini jeshile, duke treguar trupin e saj perfekt. Dukej që plazhi i kishte munguar Ambrosios, pasi kishte qenë e zënë me punët e saj.

Alessandra ka qenë në një tur në Europë, ku ka vizituar Italinë, Francën dhe Greqinë. Përpos angazhimeve si modele, ajo tani i ka hyrë edhe botës së aktrimit.

34-vjeçarja ka marrë një rol në njërin prej serive të filmit “Teenage Mutant Ninja Turtles”, ndërsa mësohet se do të jetë pjesë edhe e një programi, në një televizion brazilian.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel