Halimi takon biznesin fason, shpalos parimet e tij për qeverisjen

05/06/2015 00:00

Kandidati i së djathtës për kryetar bashkie në Tiranë, doktor Kosova, shpjegoi përpara punonjësve në një ndërmarrje fasone në Kashar, programin dhe parimet e tij të qeverisjes.

“Nuk është se më janë mbaruar fjalët, por vetëm sapo thashë që, për atë që prodhoni, që del nga duart tuaja, ju lumshin duart. Kur ka një vizion në jetë, ka një objektiv, kur ka afate, kur ka dëshira të ndihmojmë të tjerët, i realizon ato dhe madje realizohen gjithmonë me sukses. E quajta veten si një njeri, ku le t’i shtohem asaj pjese aq të rëndësishme për të gjithë popullin, ku fatkeqësisht, ndershmëria, përkushtimi, disi kanë humbur”, u shpreh Kosova.

Ai premtoi se do të bëjë më të mirën për qytetarët, duke u shprehur se, çdo qindarkë në arkën e bashkisë do të shpenzohet duke u shërbyer qytetarëve.

“Shpresa që unë shoh jo vetëm tek ju, por në çdo takim që bëj, do të jetë garancia më e madhe, garancia më e sigurt për atë, që në jetën time kam marrë një nga vendimet më të rëndësishme. Kështu që jam shume i kënaqur që jam sot para jush dhe çdo ditë para banorëve të Tiranës, duke ju premtuar një gjë shumë të thjeshtë: Do të bëj më të mirën që çdo qindarkë që Bashkia ka nën drejtimin tim, t’ua sjell juve në formën e shërbimeve. Dhe të mirat do të jenë jo vetëm atje ku banoni ju, sepse do t’i futem çdo lagjeje, jo vetëm do të ulim taksat, duke i kthyer në të mira për ju, por mbajeni mend, Tirana do të ketë ujë 24 orë”, tha Kosova.

Top Channel