Qershitë në Peshkopi mbeten stok, fermerët: Po kalben qindra tonë

05/06/2015 00:00

Pjesa më e madhe e prodhimit të qershive në Peshkopi rrezikon të kalbet, sepse nuk ka treg. Prodhimi ka mbetur stok dhe është në sasi shumë të mëdha.

Rruga e papërshtatshme është një nga arsyet kryesore se përse zona e Peshkopisë, e njohur për frutikulturë, të mos nxjerrë dot në treg prodhimin.

“Kam shitur gjithsej dy kunitalë e gjysëm. I kam shitur me një vlerë simbolike, 600 lekë (të vjetra), me të cilët nuk paguaj as argatin që i jap 10 mijë lekë. Dhe 20-25 kuintalë i kam gjendje këtu, që nuk janë vjelur. Brenda 2-3 ditëve këto mbetet t’i hanë mizat se nuk i merr tregu më”, thotë Dilaver Çiku, fermer i zonës.

“Ne shpenzojmë për një kg. qershi; duhet të paguajmë punëtorin për 200 lekë për vjelje dhe helmet që janë të shtrenjtë. Kilogrami i qershisë vjet ka pasur treg, sivjet është 400-500 lekë (të vjetra), dhe këto me të zgjedhura”, shprehet Behar Lela, fermer.

Humbjet që u shkaktohen fermerëve janë të shumta. Ata e kanë të pamundur të përballojnë të vetëm kostot e transportit për në tregjet më të mëdha të prodhimeve të tyre.

Top Channel