Bazhdari: Investime për zonat e harruara

05/06/2015 00:00

Kandidatja e së majtës në Shkodër, Keti Bazhdari zhvilloi një takim me banorët e lagjes “Fermentim”, në periferi të qytetit.

Bazhdari u shpreh se kjo zonë prej vitesh është lënë në harresë nga drejtuesit e djathtë të Bashkisë së Shkodrës dhe nesër ajo si kryetare e saj do të zbatojë një plan konkret për investime dhe infrastrukturë në këtë zonë.

“Një kandidat bashkie që del dhe thotë për kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Kuvendit që kanë mbaruar, kuptohet që në fillim ç’tendencë ka dhe sa ka ndërmend të punojë seriozisht për Shkodrën”, tha Bazhdari.

Top Channel