Kandidati i majtë për Elbasanin, Sejdini: Punësim kundër varfërisë

05/06/2015 00:00

Kandidati i ASHE për Elbasanin, Qazim Sejdini prezantoi programin e tij të qeverisjes së bashkisë për 4 vitet e ardhshme, ku kryefjala ishte punësimi.

Sejdini insistoi në prioritetin e punësimit nisur edhe nga numri i lartë i papunësisë në qytetin e Elbasanit.

“Eshtë gati ëndrra që ne kemi për zhvillimin e Elbasanit të madh, por ne kemi dhënë prova që ëndrrat i realizojmë dhe nuk i lëmë në mes. Të gjithë së bashkut të ecim përpara drejt bërjes realitet të këtyre ëndrrave”, tha Sejdini.

Top Channel