Chiellini karikon Juven: Fitojeni këtë trofe!

05/06/2015 00:00

Giorgio Chiellini ka humbur finalen e së shtunës, por jo edhe besimin që ka te skuadra. Përmes një mesazhi në Facebook, mbrojtësi ka thënë se e kishte ëndërruar një finale në Champions, por fati ia ktheu shpinën dhe, pavarësisht përpjekjeve, nuk ia doli të rikuperohet në kohë.

“Sikurse miliona të tjerë në gjithë botën, edhe unë e kam ëndërruar një finale Champions, por fati ndonjëherë tallet me ne. Shpresova se mund të rikuperohem në kohë, ashtu sikurse kam bërë herë të tjera, por kësaj radhe ishte e pamundur”, ka shkruar Chiellini.

Chiellini ka shkruar se shokët e skuadrës do të luftojnë deri në fund për të realizuar ëndrrën e Champions-it, ndërsa ka thënë se ai do të jetë përkrah tyre.

“Juventus ka lojtarë të mëdhenj. Jam shumë i sigurt se skuadra do të luftojë në fushë më shumë se asnjëherë tjetër. Ata do t’i tregojnë botës forcën dhe vendosmërinë e skuadrës. Të bashkuar mund të arrijmë që të realizojmë këtë ëndërr. Shokë, do të jem me ju nesër, do të brohoras dhe do të vuaj bashkë me ju. Fitojeni këtë trofe”, ka shkruar Chiellini.

Top Channel