Kandidati i APPD-së në Shijak, Saraçi: Në bashki, 50% femra

05/06/2015 00:00

Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Redi Saraçi ka zhvilluar një takim me gratë e Shijakut.

Saraçi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të mos diskriminojë votuesit dhe kandidatët e djathtë.

“Absolutisht, më shumë se 50% e përfaqësimit në administratën e bashkisë, do të jenë gra, sepse jeni më produktive. Me këtë buxhet, 6 milionë dollarë kemi parashikuar që të mbyllim gjithë nevojat që ka qyteti ynë, duke nisur që tek Pallati shumëfunksional i Kulturës”, tha Saraçi.

Top Channel