Mediu kërkon votën për Halim Kosovën: Votoni nr. 13

05/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar me takimet në strukturat e degës së kësaj partie në Tiranë dhe simpatizantë të saj.

Kryerepublikani Mediu është ndalur, në fjalën e tij, në alternativën që ofron opozita, e cila në themel ka betejën për ndërtimin e shtetit ligjor dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Opozita është betejë për të garantuar liritë e qytetarëve, për të ndërtuar ekonominë e shqiptarëve, për të respektuar atë që kanë bërë prindërit, për të dashur atë që duhet të bëjmë për fëmijët tanë”, tha Mediu.

Top Channel