Deliu: Projekte rrugësh në të gjithë Rrogozhinën

05/06/2015 00:00

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë, Eqerem Deliu u takua me banorët e zonës së Vil Bashtovës. Sipas tij, çdo fshat do të ketë projekte konkrete në bashkinë e madhe.

“Duke filluar nga Vil Bashtova, ne jo vetëm Vil Bashtovën, por do t’i japim mundësi gjithë bashkisë së re Rrogozhinë, në çdo lagje të qytetit, apo në çdo fshat që ne kemi. Sepse nga Vila do t’ju vijnë të ardhurat, sepse ne kemi një plan urbanistik të zbardhur, të miratuar nga qeveria ‘Berisha”, tha Deliu.

Top Channel