Padia e Ramës, Paloka dhe Ristani shpallen fajtorë për shpifje

05/06/2015 00:00

Gjykata e Lartë shpalli fajtorë, për akuzën e shpifjes ndaj kryeministrit Edi Rama, deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Arben Ristani. Ata u gjobitën me nga 200 mijë lekë, ndërkohë që u shpallën të pafajshëm për akuzën e fyerjes.

Pas daljes nga gjykata, Paloka tha: “Rama njihet si përdorues i drogave të rënda, por testi i drogës nuk u pranua. Nuk u pranua as kërkesa për zbardhjen e tabulateve telefonike. Gjithsesi, nuk e akuzoj gjykatën, pasi e kuptoj presionin që është ushtruar ndaj asaj. Vendimin e gjykatës do ta zbatoj dhe gjobën do ta paguaj”.

Paloka këmbënguli se të gjitha akuzat e tij qëndrojnë.

Avokatja e Edi Ramës tha se “ky vendim do të sjellë një praktikë të re në marrëdhëniet mes palëve”.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, të dy deputetët humbin të drejtën për t’u rizgjedhur. Pritet vendimi i Kuvendit, nëse do t’u ndërpresë mandatin dy deputetëve Paloka e Ristani.

Top Channel