Kavajë, një 26-vjeçar rrëmben dhe abuzon seksualisht një vajzë

05/06/2015 00:00

Një 26-vjeçar nga Kavaja u arrestua pas akuzave për rrëmbimin e një vajze dhe abuzimit seksual me të.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, Roland Xhihani, banues në Kavajë, më 27 maj, në lagjen nr. 2 po të Kavajës, ka marrë me forcë 18-vjeçaren me inicialet N.B. dhe e ka dërguar në banesën e tij, ku e ka mbajtur gjithashtu me forcë.

Policia tha se, pengmarrja ka zgjatur deri më 29 maj dhe gjatë këtyre ditëve, Xhihani ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 18-vjeçaren, duke e kërcënuar me armë.

Gjithashtu, dyshohet se 26 vjeçari mbante pa leje një automatik, për të cilin po punohet për gjetjen e tij.

I riu u prangos pas denoncimit të së dëmtuarës, e cila mundi të shpëtojë nga pengmarrja.

Top Channel