Princeshë Charlotte do të pagëzohet më 5 korrik

05/06/2015 00:00

Princeshë Charlotte do të pagëzohet më pesë korrik. Lajmi bëhet i ditur nga Kensington Palace, duke thënë se ceremonia do të mbahet në kishën St. Mary Magdalene në Sandringham, pranë rezidencës mbretërore të Mbretëreshës.

Rituali fetar do të kryhet nga Arqibishopi i Canterbury, Justin Welby. Vogëlushja, e famshme për shkak të marrëdhënies së saj me Mbretëreshën, lindi më 2 maj në St Mary’s Hospital në Londër. Emri i plotë i saj është Charlotte Elisabeth Diana.

Top Channel