Rumani, kryeministri në hetim për pastrim parash dhe evazion fiskal

05/06/2015 00:00

Prokurorët rumunë kanë marr në pyetje kryeministrin Victor Ponta, i cili dyshohet për krime, evasion fiskal dhe pastrim parash.

Çështja përfshin hetime për z. Ponta gjatë punës së tij si avokat në vitet 2007- 2008, dhe është kryer nga Agjencia Antikorrupsion. Presidenti Klaus Iohannis i ka kërkuar Pontës të japë dorëheqjen, duke thënë se “është një situatë e pazakontë për Rumaninë”.

Por Ponta, i cili hedh poshtë akuzat, thotë se vetëm Parlamenti mund ta shkarkojë atë. Ai akuzohet për përdorim të faturave false nga një firmë ligjore,për të blerë dy apartamente luksoze dhe një makinë, raportojnë mediat rumune.

Top Channel