PDIU ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimi e KQZ-së për GNV-të

05/06/2015 00:00

PDIU ka depozituar këtë të premte në Kolegjin Zgjedhor ankesën për vendimin e KQZ-së. Pak ditë më parë, KQZ nuk i dha të drejtë kësaj partie të propozojë numërues në Grupet e Numërimit të Votave.

Në kërkesën e ankimimit, PDIU thotë se zbulohet edhe një shkelje tjetër. Propozimi u hodh katër herë në votim: tre herë u rrëzua dhe herën e fundit kaloi, çka e bën vendimin të paligjshëm

Referuar nenit 96 të Kodit Zgjedhor, partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV0ve përcaktohen ndërmjet listës së partive politike që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet e mëparshme të Kuvendit të Shqipërisë.

Referuar këtij neni, PDIU shprehet se “si parti politike me më shumë se dy mandate dhe e regjistruar në zgjedhjet e ardhshme ka të drejtën e pamohueshme të propozimit të numëruesve, krahas katër forcave të tjera politike”.

“PDIU do të marri çdo masë të nevojshme që vendimi absurd i KQZ të shfuqizohet dhe e drejta ligjore e kushtetuese të vendoset në vend për të siguruar një proces zgjedhor ligjor, të lirë dhe demokratik”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Top Channel