Rama: Akuzat ndaj meje u mësua se ishin shpifje

05/06/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama, pas dënimit për shpifje të kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, dhe Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani, reagoi nëpërmjet një komenti në Facebook.

Rama thotë se “sot, opinioni publik mësoi nga një palë e tretë, pra nga Gjykata e Lartë e vendit, që akuzat e bëra ndaj meje nga këta zanatçinj të baltës politike, për medemek lidhje me krimin e me kriminelë me damkë, janë shpifje dhe asgjë tjetër”.

Së dyti, thekson kryeministri, sepse kjo lojë e ulët që e ka bërë shpesh politikën një neveri të vërtetë dhe i ka kthyer rëndom politikanët në lolo në sytë e qytetarëve, nga sot nuk është më e pandëshkueshme. Kush shpif, siç bënë dy të dënuarit e sotëm, duhet të llogarisë mirë përballjen me ligjin.

Dënimet e sotme, Rama i quan një lajm i mirë, sepse “nxjerrin edhe më qartë në pah nevojën për kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike”.

Top Channel