Ndërron jetë në burg krahu i djathtë i Sadam Hussein, Tariq Aziz

05/06/2015 00:00

Tariq Aziz, i njohur si krahu i djathtë i Sadam Hussein, ka ndërruar jetë në një burg të Irakut. Aziz, 79 vjeç, ka shërbyer si ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër, si dhe është cilësuar shpesh si krahu i djathtë i ish-liderit iraken.

Ai u dënua me vdekje nga Gjykata e Lartë e Irakut në vitin 2010, për persekutimin e partive fetare nën regjimin e Sadamit, por nuk u ekzekutua kurrë. Ai iu dorëzua trupave amerikane shumë pak pas rrëzimit të regjimit të Bagdadit në vitin 2003.

Top Channel