I bie kitares gjatë operimit në tru

05/06/2015 00:00

Ndërhyrjet kirugjikale gjithnjë kanë përqindjen e tyre të rrezikut, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndërhyrje në tru.

Pjesa më e madhe e pacientëve zgjedhin anestezinë totale. Por kjo praktikë nuk këshillohet nga një pjesë e madhe e kirurgëve. Sipas tyre, mbajtja zgjuar e pacientit gjatë operacionit, ndihmon në monitorimin më të mirë dhe në kohë reale të disa zonave të trurit.

Këshillën e mjekëve dëgjoi një 33-vjeçar brazilian. Anthony Kulkam Dias iu nënshtrua një operacioni për heqjen e 90 për qind të një mase turmoriale në tru. Për shkak të vështirësisë, mjekët kërkuan kohën e nevojshme për realizimin me sukses të operacionit.

I mërzitur nga pritja e gjatë (operacioni zgjati 7 orë), 33-vjeçari u kërkoi mjekëve që gjatë kohës që ata vazhdonin punën e tyre, ai të luante ndonjë këngë me kitaren e tij. Pas konsultimeve, mjekët pranuan dhe pjesa e mbetur e operacionit u shoqërua me “Yesterday” të Beatles.

Rasti i pazakontë ka ndodhur në spitalin “Nossa Senhora da Conceiçao” në Santa Catarina, në Brazil.

Top Channel