Një skuadër që njeh vetëm fitore. Ky është ekipi i futbollit “FC Kevitan”. Janë grumbulluar të rinj, të cilëve nuk u është dhënë mundësia asnjëherë për të treguar talentin e tyre.

Kanë profesione të ndryshme dhe më shumë se gjysma kanë përfunduar universitetin. Ata treguan për “Pasdite në Top Channel” pasionin që i lidh me futbollin dhe dëshirën për të arritur sa më lart.

* Çohet nga karrigia me rrota ditën e diplomimit. Kjo është historia prekëse e një 23-vjeçari, i cili kishte mbetur i paralizuar, si pasojë e një lëndimi gjatë një ndeshjeje futbolli.

Chris Norton pësoi fraktura në shtyllën kurrizore, që do t’ia humbisnin përgjithmonë mundësinë për të ecur. Gjatë konsultave me mjekët, ata i kishin thënë se ekzistojnë vetëm 3% mundësi për t’u ringritur në këmbë.

Asgjë nuk e bëri të dorëzohej të riun dhe ai iu përkushtua ushtrimeve fizike, në mënyrë që t’i rikthehej jetës normale. Surpriza ishte ditën e diplomimit. Chris ngrihet të këmbë dhe ecën drejt udhëheqësve të institucionit arsimor, për të marrë diplomën e tij.

* Igli Tare është “Drejtori sportiv më i mirë i vitit”, në Itali. Kontributi i tij, në sukseset e ekipit të Lacios gjatë sezonit 2014-2015, nuk mund të mbetej pa u vlerësuar. Çmimi iu dorëzua gjatë ceremonisë së “Italian Sport Awards”.

Top Channel