Aksident në aksin Bulqizë-Krastë, humb jetën një person

05/06/2015 00:00

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Bulqizë-Krastë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një person dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodur rreth tre kilometra në dalje të Bulqizës, ku një makinë tip “Fiat” me targë “AA 325 BG”, me dy të rinj në bord, ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë rreth 200 metra.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Hamit Kala, 25 vjeç, dhe është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Fation Zemzade.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku dhe i është dhënë ndihma e parë të plagosurit Fation Zemzade.

Burimet deklarojnë se në vendngjarje janë kryer edhe procedurat e para hetimore, nga të cilat rezulton se shkak i këtij aksidenti mund të ketë qenë shpejtësia e madhe e makinës me të cilën udhëtonin dy të rijntë.

Shpeshherë, aksi nacional Bulqizë-Krastë është bërë burim aksidentesh si pasojë e rrugës së shkatërruar dhe mungesës së sinjalistikës.

Top Channel