Ju prezantojmë kangurin muskuloz!

05/06/2015 00:00

Quhet Roger, është i gjatë pak mbi dy metrat dhe peshon 89 kilogramë. Nëse do të bëhej fjalë për një njeri, do të thuhej që është nën peshën e duhur, por jo.

Roger është një kangur, më i madhi në botë. Përveç gjatësisë, Roger është edhe muskuloz, aq sa në pamje të parë duket sikur ka një jetë që merret me palestër.

Ai jeton në parkun “Kangaroo Sanctuary” dhe argëtohet edhe duke deformuar objekte metalike, çka provon forcën e tij të madhe.

FOTO GALERI
1/3
Roger është i gjatë mbi 2 m dhe peshon 89 kg

Top Channel