“Protestuesi i panjohur” në “Tiananmen”

05/06/2015 00:00

5 qershor 1989. Në njërën prej rrugëve kryesore që të çonte drejt sheshit “Tiananmen”, autokolona e tankeve u ndal nga një njeri i vetëm.

Në këtë ditë u shkrep fotoja e famshme që do të hynte në histori me emrin “Protestuesi i panjohur”. Duke lëvizur majtas-djathtas për t’i zënë rrugën tankut, u shndërrua në një hero, edhe pse deri më sot asgjë nuk dihet për të.

Protestat shpërthyen më 15 prill pas zhdukjes misterioze të Hu Yaobang, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste. Ai ishte një personazh i parë nga studentët si reformator, falë rehabilitimit të disa figurave që u ndëshkuan e dënuan gjatë Revolucionit Kulturor dhe mbështetës i autonomisë së Tibetit.

Më 22 prill nisën manifestimet e para dhe gishti drejtohej nga Ten Ciao Ping, i akuzuar për komplot nga studentët kinezë.

Protesta e studentëve u shtyp me dhunë dhe u desh sakrifica e qindra jetëve që Kina të niste gradualisht ndryshimin e kursit.

Sa i takon “Protestuesit të panjohur” gjithçka mbetet mister. Disa thonë se u arrestua pak ditë më vonë dhe u mbyll në një spital psikiatrik, të tjerë deklarojnë se u internua, e në internim besohet se ka vdekur. Por ka edhe versione që pohojnë se është ende gjallë dhe jeton sot e kësaj dite në Kinë ose Tajvan.

FOTO GALERI
1/5
Studentët kinezë protestojnë në sheshin Tiananmen në Pekin

Top Channel