Dënimi i deputetëve, Spaho: Rama kërcënon lirinë e shprehjes

05/06/2015 00:00

Partia Demokratike e ka cilësuar si “këmbanë alarmi” dënimin që Gjykata e Lartë u dha deputetëve të saj, Paloka e Ristani, për shpifje në dëm të kryeministrit Rama.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka deklaruar se kryeministri Rama po instalon me dhunë oligarkinë e tij.

“Qëkur u shfaq në politikë, Rama ka qenë ushtruesi më i madh i shpifjes në vend. Herë personalisht e herë me papagajtë e tij, ai ka ndotur politikën dhe sferën publike me mënyrat më të paimagjinueshme ndaj kundërshtarëve. Megjithatë, Shqipëria bëri një hap përpara kur dekriminalizoi shpifjen. Kërcënimi që bën Rama ndaj atyre që nuk e mendojnë njësoj si ai është një këmbanë alarmi për formën që po merr oligarkia e tij”, ka deklaruar Spaho.

Top Channel