Idrizi, në Berat: Luajal në koalicione, por përkrahim atë që na respekton

06/06/2015 00:00

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Beratit. Ai denoncoi sërish “veprimet arbitrare të ndërmarra nga KQZ, lidhur me anëtarin e PDIU-së në Grupin e Numërimit të Votave.

“Sigurisht do të vazhdoj ta denoncoj dhe po garantoj anëtarët e tjerë të KQZ-së dhe çdokënd që mendon se mund të luajë me votat e PDIU-së, se do të pësojë zhgënjim shumë të madh. Ne dimë të jemi luajal në koalicione, por i ofrojmë ndihmën tonë, përkrahjen tonë atij që na respekton dhe, që në mënyrë reciproke, jep mbështetje për partinë tonë”, tha Idrizi.

Duke shprehur bindjen se PDIU në zgjedhjet e 21 Qershorit do të arrijë një fitore spektakolare, me dyfishimin e votave në të gjithë bashkitë e Shqipërisë, Idrizi kërkoi nga qytetarët e Beratit të votojnë numrin 34, të votojnë kandidatët e PDIU-së për Këshillin Bashkiak, pasi vota e tyre do të përkthehet në mbështetje më të madhe për qytetin dhe të ardhmen e tyre.

Top Channel