Nishani: Votoni Gjykatën Speciale, nuk keni alternativë tjetër

06/06/2015 00:00

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka apeluar ndaj deputetëve të Kosovës që të votojnë paketën ligjore që krijon bazën për themelimin e Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Nishani ka thënë se nuk ka tjetër alternativë tjetër, përveç krijimit të saj.

“Për sa kohë ka një kërkesë nga komuniteti ndërkombëtar, që pretendime të caktuara për raste të caktuara, për individë të caktuar, kërkojnë të hetohen dhe të gjykohen për të vërtetuar fajësinë apo pafajësinë e tyre, unë besoj që nuk ka nevojë për një dilemë dhe nuk as alternativë, përveçse për ta krijuar këtë mekanizëm dhe për t’u dhënë mundësinë të gjitha pretendimeve të ngritura për t’u hetuar dhe për t’u vërtetuar se sa ato qëndrojnë apo nuk qëndrojnë”, është shprehur Presidenti i Shqipërisë, Nishani.

Top Channel