Bazhdari: Shfrytëzim resurseve natyrore; Ademi me pedagogët: Ndërhyrje konkrete në arsim

06/06/2015 00:00

Kandidatja e majtë për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari është takuar me qytetarët e bllokut të banesave pranë shkollës pyjore.

Ajo ka premtuar krijimin e mundësive për t’u ofruar qytetarëve shanse të barabarta dhe shfrytëzim të resurseve natyrore të Shkodrës, me investime për nxitjen e zhvillimit ekonomik të zonës.

Në këtë takim, Bazhdari vuri theksin tek shkëputja nga politika e gabuar dhe konfliktuale ku nuk është ofruar as minimumi i trasparencës.

Më pas ajo është takuar me artistët e Shkodrës, ku ka premtuar politika mbështetëse kryesisht për artistet e rinj, në mënyrë që arti të kthehet në promotor të zhvillimit kulturor dhe ekonomik.

Ndërkohë, kandidatja e së djathtës, Voltana Ademi ka zhvilluar një takim me pedagogë të universitetit “Luigj Gurakuqi”. Në fjalën e saj, Ademi është shprehur se bashkia e re do të bëjë ndërhyrje konkrete në arsimin e lartë, që sipas saj, do të ndihmojnë në zhvillimin e tij.

“Ndërhyrjet konkrete që do të bëhen përsa i përket bashkëpunimit me stafet akademike dhe universitetin, krijimit të fondit për kërkimin shkencor, praktikat profesionale pranë institucioneve publike dhe fondi për studentët e ekselencës”, ka thënë Ademi.

Top Channel