Zgjedhjet e 21 Qershorit, kandidatët në fushatë elektorale

06/06/2015 00:00

Nga Gjirokastra, Vangjel Dule deklaroi se PBDNJ synon fitoren në bashkitë Himarë, Finiq, Konispol dhe Dropull.

“Në bazë të një marrëveshje të pjesshme kandidati ynë mbështet prej PS-LSI. Mbetet për t’u parë se sa sinqerisht do t’i shërbehet kësaj marrëveshjeje nga koalicioni në qeverisje. PBDNJ gjedet në negociata intensive dhe falë një elektorati “smart” do të tregohet po aq luajal sa do të tregohen të majtët me ta”, tha Dule.

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale z. Paskal Milo, zhvilloi takime elektorale në njësitë 5 dhe 7 në Tiranë.

“Demokracia Sociale është një gur themeli i të majtës shqiptare, për programin që ka, për vendosmërinë që ka dhe për njerëzit që ka. Është e domosdoshme që ajo të mos gjykohet me konjuktura, por të shihet, të vlerësohet dhe të trajtohet si një aleat i përhershëm, besnik i alternativës që përfaqëson. Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë gjë, dhe jam i bindur që edhe të tjerët do binden që ne e meritojmë këtë gjë”, u shpreh Paskal Milo, kreu i PDS-së.

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, në Kavajë, Elvis Roshi vijoi takimet elektorale në fshatin Kryemëdhenj të Golemit, ku furnizimi me ujë të pijshëm mbetet problemi kryesor për banorët.

“Komuna e Golemit, për vite me rradhë, ka qenë nën sulmin e qeverisë Berisha, për shkak se ka votuar majtas, ndërsa me mbështetjen e qeverisë aktuale, ai premtoi se e gjithë zona bregdetare e bashkisë së madhe do të ketë një zhvillim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Roshi.

Top Channel