Një mal me dosje? Jo, janë urimet për princeshën Charlotte

06/06/2015 00:00

Nuk janë dosje…por një mal kartolinash me urime për lindjen e princeshës Charlotte. Kensington Palace publikon në Twitter një foto të këtyre urimeve, duke shprehur edhe mirënjohjen e Kate Middleton dhe princit William.

“Duka dhe Dukesha u janë shumë mirënjohës për mesazhet e mrekullueshme që kanë marr për lindjen e princeshës Charlotte”, thuhet në deklaratë.

Princesha Charlotte Elisabeth Diana lindi më 2 maj, dhe një ditë më parë u njoftua se do të pagëzohet më 5 korrik.

Top Channel