Çështja “Lambert”, gjykata lë në fuqi vendimin francez

06/06/2015 00:00

Gjykata europiane për të Drejtat e Njeriut la në fuqi një vendim të mëparshëm francez për të mos mbajtur gjallë artificialisht një burrë në gjendje vegjetative.

Çështja nëse 38-vjeçari Vincent Lambert duhet të lejohej të vdiste ose jo, ka shkaktuar një luftë të ashpër mes familjes së tij dhe Francës që në vitin 2008.

Një aksident me makinë e la me dëmtime të rënda në tru dhe kuadriplegjik. Që atëherë Lambert ka qenë në një gjendje vegjetative, i shtruar në spital në rajonin Champagne, i mbajtur gjallë me ushqim dhe ujë përmes serumeve.

Top Channel