Zgjedhjet në Turqi, sprova e radhës për AK-në në pushtet

06/06/2015 00:00

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të dielën në Turqi parashikohen të jenë ndër më të ngushtat në më shumë se një dekadë për partinë AK në pushtet.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjithnjë e më shumë po sulmon partinë opozitare pro-kurde HDP, e cila është duke kërkuar për të hyrë në Parlament për herë të parë si parti politike.

Edhe pse Presidenti është i detyruar nga Kushtetuta të jetë i paanshëm, ai i ka shtuar retorikat kunder HDP-së, për të cilën sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se do ta kalojë pragun zgjedhor 10 për qind të nevojshëm për përfaqësim parlamentar. Nëse HDP-ja e arrin këtë, 70 apo më shumë vende që ajo do të sigurojë në Parlament do të jenë në dëm të Partisë, AK.

Top Channel