Lezhë, kandidati i së majtës Viktor Tushaj ndalet në Tale

06/06/2015 00:00

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj, u ndal në një takim me banorët e Tales, ku premtoi përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbime të standardizuara me ato të qytetit.

“Jemi drejtimi i duhur, sepse kemi projektet e duhura, kemi strategjitë e duhura, kemi vizionin e duhur për t’i udhëhequr me modele zhvillimi zonat. Do ta kthejmë vëmendjen pikërisht te çdo gjë, që iu mungon banorëve të Tales, sepse do të standardizojmë shërbimet njësoj, si në qytetin e Lezhës, ashtu dhe në këtë fshat”, tha kandidati i së majtës, Tushaj.

Top Channel