Java e kulturës shqiptaro-britanike; ekspozita arti figurativ e promovim librash në Londër

06/06/2015 00:00

U zhvillua në Londër java e kulturës shqiptaro-britanike nën kujdesin e Ambasadës shqiptare, ku aktivitetet ishin sa të larmishme aq edhe impresionuese.

Java filloj në Shtëpinë e Europës në Londër, ku u hap Ekspozita e Artit Figurativ ‘Homazh për Edëard Lear’. Znj. Jacqueline Minor, Kreu i Komisionit Europian në Mbretërinë e Bashkuar, vlerësoi jo vetëm punën e artistit të madh shqiptar me origjinë nga Gjirokastra Bashkim Izano – Ahmeti, por edhe vetë artin shqiptar si pjesë integrale e artit europian.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun britanik deri me datën 19 qershor. Përveç promovimit të librit të Dr. Enver Bytycit, “Diplomacia Shtërnguese e NATO-s në Kosovë”, në gjuhën angleze, një tjetër akivitet i kësaj jave ishte edhe ceremonia e dorëzimit të Albumit muzikor “KËNGËT E ATDHEUT”. Ky libër muzikor është një dhuratë e muzikantëve Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, dedikuar fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Ndër aktivitetet më të rëndësishme në javën shqiptaro-britanike, ishte prezantimi i librit të botuar së fundmi, i historianit dhe publicistit te njohur britanik, Sir Noel Malcolm ’Agents of Empire’, (“Agjentet e Perandorise”), ku pjesëmarrës ishin miq të Sir Malcolm, të një elite të lartë angleze, editorë të gazetave të njohura britanike si, Telegraph, Charles Moore, Drejtori i Institutit Mbretëror të Antropologjisë, Z.David Shankland, editori i Revistës Standpoint, Z.Daniel Johnson, arkitekti i famshëm Mark VVillingale, gazetari i njohur Harry Eyres, stërnipi i Ambasadorit të parë Britanik në Tiranë në vitin 1922 me të njejtin emër, e shumë të tjerë.

Java e kulturës shqiptaro-britanike, u mbyll me një aktivitet ku për herë të parë në historinë e Shqipërisë, brenda në Auditoriumin e Ambasadës Amerikës në Londër, u shpalos flamuri shqiptar si dhe një xhevahir i historisë së Shqipërisë i titulluar: “Jeta e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Herman Bernstein dhe Marrëdhëniet Shqiptaro – Hebraike si një model i toleronacës fetare.

Ky aktivitet u zhvillua me iniciativën e Ambasadorit shqiptar në Londër Mal Berisha, nën kujdesin e Ambasadorit amerikan në Londer, Matthevv Barzun. Ambasada e Republikës së Shqipërisë i ka kushtuar Diplomacisë Kulturore një rëndësi të veçantë. Pas një serie të gjatë veprimtarishë kulturore artistike të organizuara ku spikatin dy edicionet a NOTES ON ALBANIA, organizimi në formën e një jave kulturore shënoi një kulminacion në udhëtimin e diplomacisë kulturore në Britani.

Top Channel