Rinas, policia ndalon italianin Alberto Carruggio, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

06/06/2015 00:00

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Rinasit kanë mundur të ndalin një shtetas italian, gjatë pasdites së të premtes, por që Policia e Shtetit fillimisht e raportoi si gjatë kësaj të shtune. Shtetasi italian ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga raporti i Policisë së Shtetit, mësohet se në Rinas është ndalur shtetasi Alberto L. Carruggio, 41 vjeç dhe banues në Itali, pasi për të është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij në drejtim të Italisë.

Shtetasi italian në fjalë është dorëzuar në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ndërsa është mësuar se ndaj tij ekziston edhe një vendim nga Gjykata e Lartë Bihor në Rumani, i dhënë më 5 shtator të vitit 2013, sipas të cilit dënohet me 3 vite e 6 muaj burgim, pasi akuzohet për “evazion fiskal” dhe “pastrim parash”.

Top Channel