Roland Garros, Serena Williams hyn në histori; 20 “Grand Slam”-e

06/06/2015 00:00

Dheu i shenjtë i Parisit ka kurorëzuar sërish si “Mbretëreshë” të Francës tenisten amerikane, Serena Williams, e cila ngre kështu trofeun e saj të tretë “Roland Garros”, duke mposhtur në finale tenisten çeke, Lucie Safarova, 6-3, 6-7 (2), 6-2, pas një sfide që zgjati për plot 2 orë dhe 1 minutë.

Ky është titulli i 20 “Grand Slam” për “të pavdekshmen” Serena, e cila në moshën 33-vjeçare, plus 8 muaj e 11 ditë, afrohet në vetëm 2 tituj diferencë nga Steffi Graf, si dhe 4 më pak nga australianja Margaret Court.

Lucie Safarova zbriti në parket e vendosur, por 8 humbjet e shkuara në përballjet e drejtpërdrejta me amerikanen kanë bërë efektin e tyre psikologjik, duke e bllokuar çeken dhe duke lënë të lirë për t’u shkëputur Serenën, duke mos i lënë as edhe një shpresë për të rikuperuar sadopak.

Serena Williams, e cila kishte fituar në Paris edhe në vitet 2002 dhe 2013, merr me vete kështu plot 1,8 milionë euro, të cilat e çojnë gjendjen e saj bankare në thuajse 70 milionë dollarë.

Top Channel