Morinë, Policia e Kosovës dorëzon një të kërkuar ndërkombëtarisht

06/06/2015 00:00

Në një tjetër bashkëpunim ndërkufitar, kësaj radhe me Kosovën, Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër ka marrë në dorëzim nga Policia e Kosovës, në pikën e kalimit kufitar të Morinës, shtetasin Ilir M. Lika, 28 vjeç, banues në Krujë.

Siç bën të ditur komunikata e Policisë së Shtetit, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi për të ishte dhënë një vendim gjyqësor nga Gjykata e Matit, më 16 shkurt të këtij viti, sipas të cilit dënohet me 5 vite burgim për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Procedimet e mëtejshme do të kryhen pikërisht nga Drejtoria e Policisë në Dibër.

Top Channel