Prerja e paligjshme e pyjeve, ende një problem në Qarkun e Korçës

06/06/2015 00:00

Prerja e paligjshme e pyjeve vijon të mbetet problematike në Qarkun e Korçës. Pavarësisht masave të vazhdueshme nga Inspektoriati Pyjor dhe kontrolleve intensive, abuzuesit e pyjeve vijojnë veprimtarinë e tyre të jashtëligjshme.

4 kamionë me 12 metër kub sterë janë kapur nga inspektorët e Pyjeve në zonën e Lozhanit, Voskopojës dhe Dardhës, teksa ishin duke transportuar drurët e prerë. Sipas të dhënave, personat janë identifikuar si Stiljan Sadikaj, Ermes Milloshi dhe Nikolin Melonashi.

Pavarësisht masave të marra, individë të ndryshëm vazhdojnë t’u turen pyjeve dhe të presin vend e pavend, pa u trembur nga ligji.

Top Channel