Tirana kthehet në një “megastadium”, mbushen sheshet dhe rrugët

07/06/2015 00:00

Finalja e Champions League e ka kthyer Tiranën në një stadium të madh, ku të gjithë tifozët ndiqnin ekipin e tyre të zemrës.

Në hapësirën e gjelbërt pranë Kryeministrisë u vendos që herët një pajisje me një ekran gjigant. Kryeministri Rama kishte ftuar tifozët ta ndiqnin aty ndeshjen.

Në çdo shesh dhe hapësirë, ekranet e mëdhenj kanë mundur të përcjellin pamjet emocionuese, nëpërmjet paketës Supersport të platformës DigitAlb, të asaj që ndodhi në Berlin në këtë ndeshje të madhe mes Barcelonës dhe Juventusit.

Në një vend me ndikim kaq të madh italian, kjo edhe për shkak të fqinjësisë, sigurisht kanë rënë në sy tifozët e Juventusit, të cilët për fat të keq morën thjesht emocionet e finales dhe jo të ngritjes së trofeut.

Pavarësisht rezultatit, në çdo lokal e shesh është ndjekur me vëmendje të veçantë finalja e aktivitetit më të madh sportiv europian, ku gjërat shkuan sipas parashikimeve në letër, me kurorëzimin e Barcelonës për të pestën herë si fituese e Champions League.

Top Channel