Elbasan, arrestohet 31-vjeçari për “vrasje me paramendim” në tentativë

07/06/2015 00:00

Një operacion i Policisë së Elbasanit është konkretizuar me arrestimin e një personi gjatë mëngjesit të së dielës.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Kledjan Plaku, i cili akuzohet për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, si dhe për “armëmbajtje pa leje”.

Për 31-vjeçarin Plaku ka edhe një vendim gjykate që e dënon atë me “arrest me burg”.

Top Channel