Performanca e JLo nxit debate në Marok

07/06/2015 00:00

Akuza të rënda për Jennifer Lopez vijnë nga Maroku. Pas një koncerti në këtë shtet, i cili është transmetuar edhe në një televizion, një grup edukimi ka thënë se 45-vjeçarja ka “njollosur nderin e grave”.

JLo ishte e pranishme në “Mawazine International Music Festival” që u mbajt në Rabat të Marokut, por lëvizjet e saj në skenë kanë shkaktuar një debat të ashpër në shtetin verior të Afrikës.

Sipas legjislacionit në këtë shtet, Lopez rrezikon dy vite burg, bashkë me organizatorët e këtij festivali. Pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar, ministri i Komunikacionit, Mustapha Khalfi, kishte shkruajtur në Twitter se transmetimi direkt i performancës së JLo ishte në kundërshtim me ligjin.

JLo performoi më 29 maj, ndërsa në këtë festival që zgjat dhjetë ditë morën pjesë edhe Pharrel, Maroon 5, Sting, Usher dhe Akon.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel