Fotot zyrtare të Princit George dhe Princeshës Charlotte

07/06/2015 00:00

Princi George duke puthuar në ballë Princeshën Charlotte. Kjo është fotoja më e re mbretërore që vjen nga Pallati i Kesningtonit, ku tregohen dy fëmijët e William dhe Kate.

Çifti kishte injoruar protokollin, kur kishte publikuar fotot e fëmijëve, vetëm dy javë pas lindjes së Princeshës Charlotte. Sidoqoftë, në fotot zyrtare fëmijët duken shumë bukur dhe u ngjajnë prindërve të tyre.

Princi George i ka ngjarë më shumë të atit, ndërsa edhe Princesha Charlotte, me sytë e saj blu të errët, ka disa tipare të William. Fotot menjëherë janë shpërndarë në rrjete sociale dhe “bekimi” i së motrës nga princi i vogël ka prekur shumë persona.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel