Veliaj takon banorët e njësisë 11

07/06/2015 00:00

Erion Veliaj është ndalur në njësinë 11 në kryeqytet, ku banorët e kësaj zone i kanë shprehur problemet që lidhen që nga mospastrimi i plehrave, mungesa e ujit dhe infrastruktura e rënduar.

“Këtu nuk ka asnjë kazan plehrash. Kompania e pastrimit të plehrave i merr lekët, por pastrimi nuk bëhet. Llambat e rrugës janë vendosur që në kohën kur kryetar ishte Edi Rama dhe janë zëvendësuar me lekët e banorëve. Ndërkohë kjo lagje nuk ka as ujë të pijshëm, detyrohemi ta blejmë”, shprehen banorët.

“Bashkia për të zgjidhur këto probleme është, pasi ato nuk mund të zgjidhen me mjete rrethanore nga banorët. Ju keni një bashki ku paguani taksat dhe ajo duhet të bëjë punën”, tha Veliaj. 

E në fund, banorët e kësaj zone, mes batutave e shprehen kështu mbështetjen për Veliajn: “Ne kemi në mendje të marrim në punë ty këtë herë”.

Top Channel