Shqiptari i ISIS-it vritet në Siri. Mirza Haklaj kërcënoi disa ditë më parë Ballkanin

07/06/2015 00:00

Vetëm pak ditë pas publikimit të një videoje kërcënuese për Ballkanin nga terroristët e ISIS-it, njëri prej protagonistëve shqiptarë të saj, mësohet se është vrarë në Siri.

Të paktën kështu shkruajnë mediat serbe, të cilat raportojnë se Mirza Haklaj gjeti vdekjen nga bombardimet.

Sipas tyre, lajmi është konfirmuar nga vetë familjarët e xhihadistit të ISIS-it.

Video-mesazhi 21-minutësh i shpërndarë nga terroristët i drejtohej popujve të Ballkanit me tone të ashpra, i ngjashëm me propagandat e lëshura më herët nga Kalifati Islamik.

Top Channel